
Everest IE

Adresa: Rruga Industriale Km.9, Domje, Kashar, Tiranë, Shqipëri
Filiali: Etna Polimer, Km. 22 Korçë – Bilisht, Devoll
kompanise
Përshkrimi
Kompania EVEREST IE u krijua në vitin 1995 në Tiranë, në zonën më të madhe industriale në vend. Fillimisht investimi u bë për ambalazhet plastike fleksibël dhe më pas kompania zgjeroi aktivitetin e saj në zgjerimin e gamës së produkteve të tjera si paketimet industriale dhe disa produkte ushqimore dhe jo-ushqimore. Prodhimi është i certifikuar me ISO 9001 për standardet e cilësisë, dhe ISO 14001 për respektimin e standardeve mjedisore.
• Kompania ka investuar fort në një tjetër proces që eshtë ai i mbledhjes dhe përzgjedhjes së materialeve polietileni për riciklim, duke siguruar kështu jo vetëm një pjesë të lëndëve të para primare në vend, por gjithashtu duke dhënë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në mjedis, si një kusht i domosdoshëm për të gjitha bizneset serioze në vend. Politika e kompanisë gjithmonë ka synuar parimet ekonomise qarkulluese.
• Me qëllim që të jetë më pranë klientëve për të përmbushur të gjitha nevojat e tyre, kompania ka investuar për të ngritur një rrjet shpërndarjeje në qytetet kryesore, duke mbuluar kështu territorin e vendit me pakicë (shitje derë më derë). Shkoder, Kukës, Elbasan, Korçë, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa Durrësi, Lezha dhe Tirana furnizohen direkt nga depoja qendrore e kompanisë. Rezultatet janë premtuese dhe për këtë arsye kompania ka planifikuar diversifikimin e produkteve të portofolit të shitjeve.
• Paralel me rrjetin e shpërndarjes është një rrjet tjetër i fortë i mbledhjes dhe përzgjedhjes së materialeve polietileni për riciklimin, duke siguruar kështu jo vetëm një pjesë të lëndëve të para primare në vend, por gjithashtu duke dhënë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në mjedis, një kush ky për të gjitha bisneset serioze. Politikat e kompanisë kanë synuar të orientojnë klientët në një kontratë dypalëshe, sipas së cilës kur kompania furnizon produktet përfundimtare, ajo gjithashtu mbledh materialet për riciklimin që klienti ka gjeneruar gjatë aktivitetit të saj.
• Kompania filloi eksportet në Itali, dhe gjithashtu në vendet e tjera të rajonit si Greqi, Kosovë, Mal i Zi, Turqi, Francë, etj.Klientët tanë të eksportit janë kryesisht tregtarë të materialeve HORECA, institucione publike ose jopublike, me blerje direkte ose indirekte, prodhues mobiljesh, prodhues të produkteve themelore të hoteleve etj.Produktet kryesore që kemi ofruar për eksporte janë qeset plastike të plehrave të prodhuara me materiale të ricikluara, si dhe lëndë e parë e ricikluar për paketimet e ndryshme.
• Me rritjen e kërkesave të treguar, lindi nevoja e hapësirave të reja për t’iu pëgjigjur këtyre kërkesave ndaj kompania investoi në një zonë prej 7.000 m2, me departamentin e riciklimit të ndarë nga departamenti tjetër i prodhimit.Gjithashtu depot u organizuan sipas nevojës logjistike të departamentit të shitjeve, dhe më tej një hapësirë tjeter për investimet e reja të parashikuara.
Çfarë ofron
• QESE MARKETI
• QESE ME DOREZE
• QESE MBETURINASH
• AMBALAZH I TERMOFORMUESHEM
• FIBER FILM MANUAL
• FIBER FILMI AUTOMATIK
• MBULESE PALETASH
• AMBALAZH PER PELET
• AMBALAZHE PER PROFILE ALUMINI
• AMBALAZHE MOBILJESH
• AMBALAZHE PER MATERIALE NDERTIMI
• FILM PER SERA DHE AGROKULTURE
• SHIRITA SINJALIZUES PREJ PLASTIKE
• VASKETA ALUMINI
Shërbime

Ambalazhe per materiale ndertimi

Ambalazhe per pelet

Ambalazhe per profile alumini

Ambalazhe plastmas per mobilje

Ambalazhe te termofolueshem

Fiber film automatik

Fiber film manual

Fiber film per makineri paketimi

Mbulese paletash

Qese marketi me logo

Qese marketi te riciklueshme

Qese mbeturinash me arome

Qese mbeturinash me lidhese

Qese mbeturinash rulon

Qese me doreze te personalizuara

Qese me doreze per paketime

Strec film per ambalazhime

Strec film per sera

Shirita plastike me printim te personalizuar

Shirita sinjalizues prej plastike

Vasketa alumini me permasa te ndryshme

Vasketa alumini per paketim ushqimesh

Vasketa alumini

Qese mbeturinash me material te biodegradueshem

Qese me ngjyra te personalizuar eco friendly
Katalogu
Historiku
EVEREST IE është krijuar në vitin 1995 dhe sot është lider në fushën e prodhimit dhe stampimit të ambalazheve plastike fleksibile prej polietileni. Kompania është ricikluesi më i madh i mbetjeve prej polietilenit në Shqipëri me rreth 160 persona janë të punësuar direkt në kompani, si dhe 1.300 të tjerë të punësuar indirekt nëpërmjet rrjetit të grumbullimit të materialeve për riciklim, me një moshë mesatare 28 vjec, me një pjesëmarrje të femrave në të gjithë departamentet në masën 48%. Kompania i kushton rëndësi të madhe trajnimit të punonjësve të saj në mënyre të vazhdueshme si dhe motivimit të tyre nëpërmjet zhvillimit dhe rritjes së saj. Mund të deklarojmë me krenari se kompania është kthyer në një qendër të rëndësishme për formimin profesional të punonjësve dhe stafit të saj, për këtë ka bashkëpunuar kryesisht edhe me universitetet, qendra trajnimi me organizmat shtetërore dhe po synon që të krijojë një bashkëpunim që do të zgjerojë stafin e kualifikuar për të përmbushur planet e kompanisë në lidhje me investimet e pritura.
Punë të kryera

Albanian Courier

DigitAlb

Dimension

Eurotruck

Heaven

Kasrta Extra

Kodak

Plus

Vodafone
Partnere





Video
Certifikatat e cilesise
Kompania e re ETNA POLYMER u themelua në rajonin e Korçës.
• ISO 9001: 2008 është zbatuar që nga viti 2008, si një qëndrueshmëri e konsoliduar e cilësisë dhe përgjegjësisë, përpara kërkesave në rritje të tregut për produkte cilësore MADE IN ALBANIA
• CSR që nga viti 2007, kompania është një nga shembujt më të mirë në lidhje me përgjegjësinë ndaj mjedisit, punonjësve të saj, klientëve dhe të gjithë faktorëve të tjerë që lidhen me vetë aktivitetin dhe për më tepër rreth mundësinë per vetë-punësimit të njerëzve në nevojë.
• ISO 14001 zbatohet në procesin e grumbullimit-përzgjedhjes-riciklimit të materialeve polietileni, duke garantuar kështu dhe imazhin serioz të kompanisë në kuadër të zhvillimeve të fundit në vend, duke u përpjekur të inkurajojë riciklimin si një nga instrumentet më të rëndësishme për një standard të qëndrueshëm të mjedisit, që shmang plotësisht humbjen e vlerave të natyrës dhe shkon përshtat standardeve ndërkombëtare për mjedisin.
Teknologjia
Teknologjia e CO-Exstrusion për prodhimin me shumë shtresa të filmit të polietilenit, konsiston në përdorimin e materialeve të ndryshëm në shtresa të ndryshme për një produkt me kosto dhe cilësi më të mirë. Për t’u nënvizuar është fakti se kjo teknologji në këtë fushë është shumë e zhvilluar në Evropë dhe në të gjithë botën.
Kompania investoi në teknologji për përfundimin e prodhimit, proceset kalojnë nëpër këto faza:
• Përpunimi i materialit për riciklim dhe prodhimi i lëndës së parë të ricikluar.
• Prodhimi i filmit plastik polietilenit nga lënda e parë ose ajo e ricikluar.
• Shtypja e filmit plastik në përputhje me parametrat e kërkuar nga klientët ose tregu.
• Konvertimi dhe paketimi në produktin e përfunduar të filmit plastik.
• Rritja e kapacitetit të ndërmarrjes në 300 tonë / muaj.
Transferimi i njësisë së prodhimit tek ETNA POLYMER me investime të reja në teknologji
Zona e shpërndarjes:
SHQIPËRIA
1. Tiranë
2. Shkodër - Lezhë - Pukë
3. Kukës – Bajram Curri – Peshkopi – Bulqizë
4. Fushë Krujë – Krujë – Mamurras
5. Laç – Rrëshen – Burrel
6. Durrës – Maminas – Kavajë
7. Elbasan – Gramsh – Cërrik – Rrogozhinë – Peqin – Librazhd – Prrenjas
8. Lushnje – Berat – Kucovë – Divjakë
9. Fier – Vlorë – Himarë – Ballsh – Patos
10. Gjirokastër – Sarandë – Konispol – Ksamil – Tepelenë – Përmet
11. Korcë – Maliq – Pogradec – Bilisht – Ersekë -Leskovik
KOSOVA
MAQEDONIA E VERIUT
MALI I ZI